UBT News

​Deputeti i LVV-së s’pajtohet me qëndrimin e partisë për Trustin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë se tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk është praktikë e mirë, por ka kërkuar të gjendet një mundësi që të riformulohet kjo iniciativë qytetare.

Ndryshe nga qëndrimi i grupit parlamentar i LVV-së, Rrahami tha se tërheqja e mjeteve nga Fondi Pensional, mund të ndodhë nëse mjetet rimbursohen nga vetë qytetarët në periudhën dhjetëvjeçare.

“Te çështja tjetër që besoj se është fokusi se di duhet të dalim nga kjo me një zgjidhje, që mos të dëmtohet kontributdhënës dhe të përfitojë në një situatë kur realisht sot nuk është e mirë gjendja e ekonomike. Si amendament nëse kalon në lexim të parë unë do të prezantojë që tërheqja e mjeteve deri në 30 për qind t’i mundësohet qytetarëve që ato të kthehet nga vet kontributdhënësi për një periudhë 10 vjeçare. Kjo iu mundëson që sot të tërhiqen ato mjete që të kalohet një periudhë e vështirë, ndërsa ato prapë t’iu kthehet atyre në kohën kur pensionohen”, tha ai.

Exit mobile version