UBT News

​Deputeti i LVV-së kërkon qasje në dokumentet zyrtare për blerjen e vajit nga Polonia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare lidhur me shpenzimet e dedikuara për rezervat shtetërore për periudhën 2021-2023, konkretisht për pagesat dhe pranimin apo mos pranimin e sasisë së grurit, vajit dhe sheqerit.

Krejt kjo iniciativë është bërë me insistimin e qytetarit, Blend Zymi, i cili i ka kërkuar deputetit Korenica që së bashku të shkojnë dhe të kërkojnë qasje në dokumentet publike.

Ditë më parë në media është publikuar një përgjim se si dy zyrtarë shtetërorë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, flasin se si është kontraktuar e paguar vaji për Rezervat Shtetërore nga Polonia prej kompanisë Xanto, që është veçse një start-up polak dhe s’e ka as në rangun e aktiviteteve tregtimin e vajit. Aty u raportua se malli i blerë, por nuk ka ardhur asnjëherë.

Pas një sërë raportimesh e reagimesh lidhur me këtë rast, Blend Zymi ka marrë iniciativë duke thirrur direkt deputetët e LVV-së, në mënyrë që të shkojnë dhe të kërkojnë qasje në dokumentet zyrtare lidhur me grurin, vajin dhe sheqerin.

Exit mobile version