UBT News

​Deputetëve u kërkohet të votojnë pro ligjit për pagën minimale

19 organizata të shoqërisë civile dhe sindikata të punëtorëve me rastin e afrimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Punëtorëve, u kanë bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro ligjit të ri për pagën minimale.

Këto organizata konsiderojnë se është përgjegjësi e institucioneve publike të marrin masa që sjellin vendime të cilat e rrisin mirëqenien e dinjitetin njerëzor të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Paga e dinjitetshme dhe puna e dinjitetshme janë një prej faktorëve kryesorë që ndikojnë në mirëqenie. Prandaj edhe ju bëjmë thirrje që të votoni pro ligjit të ri për pagën minimale. Kësisoj, ju do të ndërmerrni një hap të rëndësishëm drejt promovimit të drejtësisë sociale dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version