UBT News

​Deputetët nisin të mblidhen për seancën e votimit të Qeverisë Kurti 2

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen për seancën e votimit të Qeverisë Kurti.

Të parët që janë parë duke shkuar në sallën plenare të legjislativit janë pikërisht deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancën për konstituimin e Kuvendit, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i ri i legjislaturës së tetë. Ai njëherësh është edhe ushtrues detyre i presidentit të Kosovës.

Exit mobile version