Një zyrtar i një banke private në Suharekë, ka raportuar se janë deponuar tetëmbëdhjetë kartëmonedha nga pesëdhjetë euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar dhe është inicuar si falsifikim i parasë.
“Rr. Brigada 123, Suharekë 19.06.2022 – 10:20. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës private, ka raportuar se janë deponuar tetëmbëdhjetë kartëmonedha nga pesëdhjetë euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.