UBT News

​Dëmtohen varrezat ilire në Maqitevë

Një femër ka raportuar se në varrezat ilire në fshatin Maqitevë të Suharekës, kishte vërejtur dy persona duke gërmuar.

Polica ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në afërsi kanë hasur një traktor për gërmim i cili është sekuestruar përkohësisht.

Dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore dhe është inicuar si dëmtim i varrezave apo kufomave.

“Fsh. Maqitevë, Suharekë 21.09.2022 – 13:32. Një femër kosovare ka raportuar se në varrezat ilire kishte vërejtur dy persona duke gërmuar. Polica ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në afërsi kanë hasur një traktor për gërmim i cili është sekuestruar përkohësisht, ndërsa dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version