UBT News

​Danimarka do të ndalojë djegien e Kuranit

People demonstrate against the desecration of the Koran in Denmark, in Sanaa, Yemen July 24, 2023. REUTERS/Khaled Abdullah

Qeveria daneze do të ndalojë trajtimin e papërshtatshëm të objekteve me rëndësi të madhe fetare për një komunitet fetar, tha të premten ministri i drejtësisë.

Peter Hummelgaard tha se qeveria do të prezantojë një projektligj për të ndaluar djegien e shkrimeve fetare në vende publike, raportoi gazeta Ekstra Bladet.

Djegia publike e shkrimeve fetare duhet të dënohet deri në dy vjet burgim, tha Hummelgaard gjatë një konference për shtyp.

Duke e quajtur djegien e Kuranit si akt tallës në thelb dhe jodashamirës, ministri i drejtësisë tha se përdhosja e librit të shenjtë të Islamit dëmton gjithashtu interesat e Danimarkës.

Figura dhe grupe islamofobike në Evropën Veriore kanë kryer vazhdimisht djegie të Kuranit dhe përpjekje të ngjashme në muajt e fundit për të përdhosur librin e shenjtë mysliman, duke shkaktuar zemërim në vendet myslimane dhe pjesën tjetër të botës./aa

Exit mobile version