Qeveria skoceze ka urdhëruar mbylljen e klubeve të natës për të paktën tre javë duke nisur që nga 27 dhjetori, kështu njoftoi zëvendësministri i parë, John Swinney.
Një ndryshim në rregulloret për mbrojtjen nga koronavirusi i publikuar të enjten urdhëroi që klubet të mbylleshin, përveç rasteve kur ata mund të funksiononin brenda rregullores.
Kufizimet e reja do të nënkuptojnë se, bizneset e mikpritjes mund të vazhdojnë të operojnë me distancim social dhe vetem me shërbim tavoline.
“Duke u angazhuar me sektorin, ne propozojmë që klubet e natës të mos funksionojnë si të tillë për këtë periudhë trejavore”, tha Swinney.
“Bizneset duhet të operojnë me shërbim në distancë dhe tavolinë dhe ky opsion do të vazhdojë të mbetet, ne konsiderojmë se mbyllja sipas rregullores, e kombinuar me mbështetje financiare, mund të reduktojë humbjet dhe të ndihmojë këto biznese të përballojnë për një periudhë të shkurtër derisa të jenë në gjendje të operojnë përsëri normalisht”.
Të martën, ministri skocez Nicola Sturgeon njoftoi kufizime të reja për ngjarjet, të cilat kufizojnë ngjarjet në natyrë deri në 500 persona dhe ngjarjet në ambiente të mbyllura deri në 200 persona të ulur dhe 100 në këmbë, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 26 dhjetori.