Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, të enjten ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Sipas të dhënave të publikuara, çmimet vazhdojnë të jenë të larta.
Çmimi maksimal i lejuar nga ministria, për shitjen e naftës është 1, 78 euro litra.
Çmimi maksimal i lejuar nga ministria, për shitjen e benzinës është 1. 41 euro litra dhe çmimi maksimal i lejuar për gas është 0. 73 euro për litër.