Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se Qeveria Kurti nuk e ka asnjë meritë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC.
“Në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën. Po ju them, me kompetencë, nikoqirët e ceremonisë i keni vu në siklet. Kryeministër, në ShBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në”, shkroi Çitaku në Facebook.
Kosova e ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë 236 milionë eurosh për transformimin e sektorit të energjisë, prej tyre 202 milionë do të jenë financim i MCC.