UBT News

​Çitaku për COVID-19: Mbyllja e pashmangshme nëse vazhdon ky trend

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku duke komentuar numrin e të infektuarve me COVID-19, ka thënë se gjendja është alarmante dhe nuk shihet asnjë përpjekje për decentralizim dhe thjeshtëzim të procesit të vaksinimit.

“2236 të infektuar sot. Gjendja është alarmante. Nuk po shohim askund në dritë përpjekje për decentralizim dhe thjeshtëzim të procesit të vaksinimit. Nëse vazhdon ky trend, mbyllja do të jetë e pashmangshme. E votat, nuk kanë me na vy askujt”, ka shkruar ajo.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar tetë raste të vdekjes nga COVID-19 dhe 2 mijë e 236 raste të reja.

Exit mobile version