UBT News

​Çitaku-Kurtit: Kur dakordoheni me Lajçakun paramendoni ata që iu votuan

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se opozita duhet t’ua thotë edhe përfaqësuesit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar se duhet të ketë marrëveshje finale, njohje reciproke dhe asgjë më pak.

Çitaku ka shkruar në Facebook se PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke.

“Kryeministri po i thotë opozitës “ Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë”. Kryeministër, PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke. Ndërkohë, kur ju të darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët ua kanë dhënë votën. Po ata qytetarë të cilëve u keni thënë zëshëm “Zajednica nuk kalon”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version