UBT News

​Çitaku: Kurti po synon ta përçajë deri në palcë shoqërinë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar sot për mos-plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve nga qeveria.

Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon ta “përçajë deri në palcë shoqërinë kosovare”, teksa potencoi se shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneqësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit tanë. Po synonë ta përçajë deri në palcë shoqërinë’, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneqësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit tanë. Po synonë ta përçajë deri në palcë shoqërinë. Në fakt, po synon ta ndërtojë “shoqërinë e re”.

Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti :

Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij;

Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij;

Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij;

Kryeministri don ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilën dhe secilin njeri që nuk pajtohet me të.

Kjo mendësi nuk kalon.

Exit mobile version