Pas zyrtarizmit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit dhe paralajmërimit se Kosova ka për ta hapur ambasadën në Jerusalem, erdhi reagimi nga zyra e Bashkimit Evropian.
Këta të fundit deklarojnë se ambasadat e vendeve të BE-së duhet të vendosen në Tel Aviv e jo në Jerusalem.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku.
Çitaku ka thënë se Bashkimi Evropian para se të jap leksione për ambasadën në Jerusalem të deklarohet për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE-së. Madje ajo shkruan se “Hipokrizia nuk ka emër”.
“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mirë”, ka shkruar Çitaku.