UBT News

​Çitaku: 6 me 2 orari i reduktimeve në mes të gushtit

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, është shprehur se beteja e vërtetë tash është energjia e jo “luftërat imagjinare në kokën e kryeministrit”.

Ajo duke iu referuar njoftimit të KEDS-it, ku thuhet se nga sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike ka shkruar se, dikush duhet të japë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës.

“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit.

Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës.

Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Exit mobile version