Kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në kompletimin e çifteve në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2020.
Deri tani, Kampionati Evropian Euro 2020 ka sjellë befasi të shumta, dhe njëra nga to është edhe eliminimi i Francës nga Zvicra.
Zvicra e eliminoi Francën me ndihmën e penalltive, ku në kohën e rregullt rezultati ishte i barabartë 3:3, ndërsa u nevojitën edhe pjesët shtesë, të cilat nuk e përcaktuan fituesin, kështu duke e dërguar ndeshjen drejt fazës finale të penalltive, në të cilat Francën nuk e përcjell fati.
Në ndeshjet e tjera të raundit të eliminatoreve, Spanja e mposhti Kroacinë me rezultat 5:3, Belgjika e eliminoi kampionin në fuqi të Kampionatit Evropian, Portugalinë me rezultat minimal 1:0, Austria pësoi humbje nga Italia me rezultat të ngushtë 2:1, Çekia e befasoi Holandën, duke e mposhtur me rezultat solid 2:0, dhe Danimarka e kaloi me lehtësi Uellsin ku regjistroi fitore të thellë 4:0 kundër “Dragonjve”.
Me këto ndeshje, deri tani janë konfirmuar tre çifte çerekfinaliste, ku ndër më interesante do të jetë përballja mes Belgjikës dhe Italisë.
Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të raundit të eliminatoreve, ku do të mësohet edhe çifti i fundit për në fazën e radhës së Euro 2020.
Më poshtë i gjeni çiftet e konfirmuara të çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2020.
2 korrik, 18:00 Zvicra – Spanja (Stadiumi Gazprom Arena-Shën Petersburg)
2 korrik, 21:00 Belgjika – Italia (Stadiumi Allianz Arena-Munih)
3 korrik, 18:00 Çekia – Danimarka (Stadiumi Baku Olympic-Baku)