UBT News

​Chelsea – Porto, të dy ndeshjet do të zhvillohen në Sevilla

UEFA ka konfirmuar se të dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelsea-t dhe Porto-s do të zhvillohen në Sevilla.

Chelsea do të udhëtonte në “Estadio Do Dragao” për ndeshjen e parë më 7 prill, përpara se të mirëpresë klubin portugez në “Stamford Bridge”, gjashtë ditë më vonë.

Sidoqoftë, organi kryesor drejtues i futbollit evropian tani ka zbuluar se të dy ndeshjet do të zhvillohen në Sevilla, në stadiumin “Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan” në Spanjë, si një hap paraprak mes kërcënimit të vazhdueshëm të koronavirusit.

“UEFA është në gjendje të konfirmojë zyrtarisht se ndeshjet e para dhe të dyta të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s që përfshijnë Porton dhe Chelsean , tani të dy ndeshjet do të luhen në “Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan” në Sevilje. Data e ndeshjeve (7 prill dhe 13 prill 2021) dhe oraret e fillimit 21: 00 do të mbeten të njëjtat. UEFA dëshiron të falënderojë FC Porto dhe Chelsea FC për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të ngushtë, si dhe Federatën Portugeze të Futbollit, Shoqatën e Futbollit, Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit dhe Sevilla FC për ndihmën e tyre”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Exit mobile version