UBT News

​Çfarë tretë më parë stomaku?

Tretja është mënyra se si trupi juaj e kthen ushqimin në karburant. Mesatarisht ky proces zgjat 24 deri në 72 orë.

Por sa kohë i duhet trupit tuaj për të tretur ushqimin? Kjo varet nga çfarë konsumoni, sasia, tretja, metabolizmi dhe aktiviteti fizik.

Karbohidratet, si burimi kryesor i energjisë së trupit, zakonisht kalojnë përmes sistemit tretës më shpejt sesa proteina ose yndyrna.

Proteinat treten më shpejt se yndyrnat. Ndërsa disa karbohidrate treten më shpejt se disa të tjera, një pjesë e tyre si për shembull fibrat, nuk treten aspak.

Tretja e karbohidrateve fillon në gojë. Kjo ndodh sepse enzimat dhe akti mekanik i përtypjes, fillojnë t’i tresin ato para se të arrijnë në stomak.

Edhe pse tretja e karbohidrateve vazhdon në stomak, shumica e tyre me përjashtim alkoolin, përthithen nga zorra e hollë.

Trupi juaj mund të përthithë vetëm sheqernat e thjeshtë. Qelizat që mbështesin zorrën e hollë sekretojnë enzima që ndajnë karbohidratet komplekse në sheqerna të thjeshta.

Karbohidratet përcaktohen nga numri i lidhjeve kimike që përmbajnë. Në bazë të lidhjeve kimike, ato ndahen në sheqerna të thjeshtë (monosakaride ose disakaride) dhe komplekse (oligosakaride dhe polisaharide).

Karbohidratet komplekse, duhet të ndahen në sheqerna të thjeshtë para se trupi juaj të mund t’i përthithë ato.

Fibrat, janë një lloj tjetër karbohidratesh që zakonisht nuk mund të përdoren për energji.

Prandaj mbeten të patretura derisa arrijnë në zorrën e trashë, ku një sasi e vogël tretet nga bakteret dhe përthithet. Frutat, perimet dhe drithërat, të gjitha përmbajnë pak fibra.

Tretja e proteinave ndodh kryesisht në stomak, ku acidet e stomakut i zbërthejnë ato.

Pepsina dhe Trypsina, janë dy enzima që sekretohen nga stomaku, për të tretur proteinat. Pothuajse e gjithë proteina në ushqime tretet, ndërsa pjesa tjetër kalon nëpër zorrë të trashë.

Edhe pse yndyrnat largohen nga stomaku juaj më ngadalë sesa karbohidratet ose proteinat, stomaku tret një sasi të vogël. Më pas është mëlçia ajo që përgatit yndyrën për tretje, duke e bërë atë të tretshme në ujë.

Kjo e bën më të lehtë për enzimat që të ndajnë yndyrën në copa më të vogla për të vazhduar me tretjen. Në zorrën e hollë, lipaza enzima që prodhohen nga pankreasi, ndan yndyrnat në acid yndyror dhe glicerinë. Pasi ndahen, trupi juaj i përthith me lehtësi.

Exit mobile version