UBT News

​Çeku pas vdekjes së Rasim Thaçit: Arti shqiptar ka humbur njërin ndër yjet më të mëdha

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku me rastin e vdekjes së artistit Rasim Thaçi – Cima, ka thënë se kultura dhe arti shqiptar ka humbur njërin ndër yjet e tij më të mëdha.

Ministri Çeku në një telegram ngushëllimi, ka thënë se ndarja nga jeta e ikonës së artit komik shqiptar, Rasim Thaçi, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne.

“Me përkushtimin e tij të pashoq, arriti të krijojë aq shumë role sa nuk mund të numërohen dot. Ai ka qenë një model i një artisti i cili është një shkollë dhe frymëzim për artistët tjerë. Ai veproi dhe nuk u ndal edhe në kohët më të vështira nëpër të cilët kaloi populli shqiptar i Kosovës, duke treguar dashurinë që kishte ai për popullin e tij dhe guximin për idealet tona. Rasim Thaçi la pas vetës një korpus të madh të krijimtarisë dhe kjo do të mbetet një gjurmë e pashlyer në kulturën dhe artin tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Çeku.

Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në varrezat e fshatit Vukovc./UBTNews

Exit mobile version