UBT News

​Çeku: Debati për objektin e Xhafer Devës ka origjinën në Serbi

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se restaurimi i objektit të Xhefer Devës nuk është edhe rehabilitim i historisë. Më tej, Çeku tha se diskursi i krijuar ditëve të fundit është i rrezikshëm.

“Populli shqiptar ka vënë dëshmi të panumërta historike të angazhimit anti-fashist dhe të mbrojtjes së popullatës hebrenj. Debati i ditëve te fundit ka origjinën në Serbi. Ky është një narracion gënjeshtër qe vjen nga Serbia sepse faktet janë kokëforta. Faktet aktuale e përgënjeshtrojnë këtë version absurd”, tha ministri Çeku.

Ai shtoi se shtëpia e Dedës ka vlerë të mëdha arkitektonike dhe historike. Po ashtu, siç tha ai, ka nevojë për restaurim.

“Ne kuptojmë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë. Të gjithëve u kemi dhënë sqarime shteruese për të ecur përpara me këtë projekt. Punën e nisur bashkë duhet ta vazhdojmë tutje. Nga këtu i ftoj për reflektim”, ka shtuar ai.

Exit mobile version