Çdo i katërti fëmijë zhvillon të ashtuquajturin COVID afatgjatë dhe të dhënat nga njëzet e një studime të kryera më parë, të kryera në Evropë, Azi, Australi dhe Amerikën e Jugut, janë bashkuar.
Nga 80.071 fëmijë me COVID dhe të përfshirë në studime, 25 për qind zhvilluan simptoma që zgjatën për të paktën 4 deri në 12 javë ose zhvilluan simptoma të reja të vazhdueshme që u shfaqën brenda 12 javësh, sipas një studimi të publikuar në faqen e internetit medRxiv.
Problemet neuropsikiatrike janë treguar të jenë më të zakonshmet te fëmijët – simptoma të luhatjeve të humorit, lodhje, shqetësime të gjumit, dhimbje koke, ndryshime të njohjes konjitive, marramendje, probleme të ekuilibrit.
Në vend të dytë renditen vështirësia në frymëmarrje, kongjestioni (akumulimi i gjakut për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut dhe rritjes së qarkullimit të gjakut), dhimbjet dhe shtrëngimet në gjoks, kolla, rrahjet e parregullta të zemrës, në vend të tretë janë problemet e lëkurës, si djersitja e tepërt, kruajtje dhe rënie e flokëve, dhe në të katërtin janë gastrointestinale – dhimbje barku, kapsllëk, diarre, të vjella dhe të përziera.
Studiuesit pranojnë se analiza e këtyre të dhënave, e mbledhur nga një sërë studimesh të ndryshme të kryera duke përdorur metodologji të ndryshme, nuk mund të nxjerrë përfundime të qëndrueshme, por thonë se është e qartë se “si fëmijët ashtu edhe adoleshentët pas COVID mund të përjetojnë efektet në shëndetin fizik dhe mendor” ashtu si të rriturit, tha bashkautorja e studimit Sonia Villapol e Institutit të Kërkimeve Metodiste të Houston në Teksas.
“Zbulimi i shenjave dhe simptomave kryesore të COVID-it pediatrik afatgjatë mund të ndihmojë në diagnostikimin e një sërë problemesh shëndetësore, zhvillimin e trajtimeve më të mira, bashkimin e ekipeve multidisiplinare për performancën klinike optimale dhe identifikimin e faktorëve të rrezikut për t’i parandaluar ato,” tha Villapol.