Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu ka thënë se vendi i tij do t’iu bashkohett sanksioneve eventuale të OKB-së ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Turqia respekton të drejtën ndërkombëtare, ne do të ndjekim një politikë të balancuar. Nëse OKB-ja vendos sanksione ndaj Rusisë, Turqia do të detyrohet t’iu bashkohet atyre”, tha Çavusoglu në një intervistë për NTV sot.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha në fillim të këtij muaji se Ankaraja nuk do t’i bashkohet sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për situatën aktuale në Ukrainë.