UBT News

​Cakolli: Raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale.

Cakolli nënvizon se Kuvendi i Kosovës është vendi ku së pari duhet raportuar e ofruar llogari.

“Raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale. Kuvendi i Kosovës është vendi ku së pari duhet raportuar e ofruar llogari!”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Ndërkohë që KDI nëpërmjet një letre publike ka kërkuar transparencë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kuri rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurse paraditen e së hënës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka treguar nëpërmjet një shkrimi në “facebook” për takimet që pati në Bruksel. Për çka tha se fillimisht kanë pasur takime të ndara Kosovë-BE dhe Serbi-BE.

Bislimi thotë se në takimin që kishte me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak janë identifikuar 11 marrëveshje në të cilat Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saja por që thekson se në asnjë fjali të vetme nuk është përmendur asociacioni.

Exit mobile version