UBT News

​Britania vendos sanksione ndaj Bjellorusisë

Prime Minister Boris Johnson during a media briefing in Downing Street, London, on coronavirus (Covid-19). Picture date: Monday February 15, 2021. PA Photo. See PA story HEALTH Coronavirus. Photo credit should read: Stefan Rousseau/PA Wire

Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës, ka njoftuar sonte qeveria britanike.

Ministrja e Jashtme, Liz Truss tha se sanksionet ishin nisur kundër individëve dhe organizatave për shkak të rolit që luan vendi në pushtimin rus të Ukrainës.

“Regjimi i Lukashenkos po ndihmon dhe mbështet në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë dhe do të duhet të ndjejë pasojat ekonomike të mbështetjes së tij për Putinin”, tha ajo.

“Katër zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe dy ndërmarrje ushtarake janë sanksionuar me efekt të menjëhershëm nën regjimin e sanksioneve britanike ndaj Rusisë”, njoftoi Ministria e Jashtme britanike duke shtuar se të sanksionuarit përfshijnë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Bjellorusisë dhe zëvendësministrin e parë të mbrojtjes, gjeneralmajor Viktor Gulevich.

Exit mobile version