Agjencia kryesore e qeverisë britanike për financimin e kërkimeve në universitete në Britaninë e Madhe ka pezulluar pagesën e granteve për projektet që lidhen me shkencëtarët në Rusi pas sulmit në Ukrainë, raporton sot “Financial Times”.
Lëvizja e Agjencisë Britanike për Kërkim dhe Inovacion prek rreth 50 grante për projekte në universitetet britanike, përcjell Reuters.
Vlera totale e granteve arrin në dhjetëra milionë euro, thuhet në raport.