Mbretëria e Madhe pritet të ndalojë importin e naftës ruse. Qeveria pritet të bëjë një njoftim më vonë të martën, në përputhje me një ndalim të pritshëm të ShBA-së për importet e naftës dhe gazit rus, raporton BBC.
Ndalimi i Mbretërisë së Bashkuar do të zbatohet në faza gjatë muajve të ardhshëm dhe nuk do të mbulojë gazin rus, sipas raporteve në Politico dhe Bloomberg.