UBT News

​Boshnjakët përkrahin Kurtin dhe Osmanin

Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, Emilja Rexhepi deklaroi se do të përkrah formimin e qeverisë Kurti dhe Vjosa Osmanin për presidente.

Këto deklarata Rexhepi i bëri pas takimit që pati me Kurtin dhe Osmanin, ku tha se nuk kanë pasur ndonjë kërkesë në takimin e sotëm.

Siç tha ajo, vazhdon marrëveshja e bërë para një viti, e cila do të jetë në funksion të interesave të komunitetit boshnjak.

“Siç e kemi përkrahur Qeverinë Kurti 1, do ta përkrahim edhe qeverinë 2. Votojmë edhe Qeverinë edhe për President znj. Vjosa Osmani. Ne kemi bërë marrëveshje para një viti dhe vazhdojmë sipas interesave të komunitetit boshnjak”, tha ajo.

Exit mobile version