UBT News

​Borrell: Kosova e Serbia të vazhdojnë dialogun dhe të lënë mënjanë dallimet

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell kishte një mesazh specifik për Serbinë dhe Kosovën – se ata duhet të vazhdojnë dialogun dhe “të lënë mënjanë dallimet”.

“Procesi i zgjerimit kërkon që dallimet të lihen mënjanë”, tha Borrell pas mbërritjes në samit.

Borrell tha se vendet kandidate duhet të zbatojnë reformat dhe se anëtarët dhe institucionet e BE-së duhet të përmbushin detyrimet e tyre.

“BE duhet të mbajë një vazhdimësi të besueshme të procesit të zgjerimit”, tha Borrell.

Ai shtoi se vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare duhet të përafrohen me politikën e jashtme të BE -së në mënyrë që të trajtojnë sfidat e përbashkëta.

Exit mobile version