UBT News

​Borrell: Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri. Ai ka thënë se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, shkruan kryediplomati evropian në një postim në Twitter.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor për luftimin e mallrave të kontrabanduara. Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Doganës për të luftuar kontrabandën, në veri të vendit janë lënduar gjashtë policë. Aksioni ishte i shtrirë në shumë qytete ku u arrestuan tetë persona, e tre prej tyre në veri.

Exit mobile version