Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri. Ai ka thënë se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.
“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, shkruan kryediplomati evropian në një postim në Twitter.
The violent incidents in the north of Kosovo need to stop immediately.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 13, 2021
Unilateral and uncoordinated actions that endanger stability are unacceptable.
All open issues must be addressed through the EU-facilitated Dialogue. We are in contact with Belgrade and Pristina.
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor për luftimin e mallrave të kontrabanduara. Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Doganës për të luftuar kontrabandën, në veri të vendit janë lënduar gjashtë policë. Aksioni ishte i shtrirë në shumë qytete ku u arrestuan tetë persona, e tre prej tyre në veri.