UBT News

​Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano ka deklaruar sot se kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, por nuk është bërë e ditur data.

“Në disa raste kemi thënë tashmë se do të ketë një takim mes presidentit (të Serbisë) dhe kryeministrit (të Kosovës). Përfaqësuesi i lartë tashmë i ka ftuar që të dy të vijnë në Bruksel, dhe ne, si gjithmonë, do t’iu japim të dhënat e sakta sapo të dihet”, tha ai.

Borrell ka paralajmëruar ftesë për dy liderët prej 23 nëntorit, pasi Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, ku Kosova është pajtuar që të pezullojë planin e saj për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa të reja për serbët në veri.

Exit mobile version