UBT News

​Borrell: BE dhe Irani do të vazhdojnë të punojnë për marrëveshjen bërthamore

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha sot se BE-ja dhe Irani do të vazhdojnë të punojnë për rinovimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015 dhe se është e nevojshme që Irani të ndalojë mbështetjen e përpjekjeve ushtarake të Rusisë.

“U theksua nevoja për t’i dhënë fund menjëherë mbështetjes ushtarake për Rusinë dhe represionit të brendshëm në Iran. Ne jemi dakord që komunikimi duhet të jetë i hapur dhe shpresojmë të rinovojmë marrëveshjen bërthamore në bazë të negociatave në Vjenë”, tha Borrell përpara konferencës së dytë të Bagdadit për bashkëpunim dhe partneritet në Detin e Vdekur që po mbahet në Jordani.

Borrell shtoi se një takim me ministrin e Jashtëm iranian Hossein, Amir-Abdolahian në Jordani është i nevojshëm për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Iranit dhe BE-së.

Marrëveshja bërthamore e Iranit është një marrëveshje midis pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,ShBA-së, Rusisë, Kinës, Britanisë së Madhe dhe Francës – dhe Iranit për programin bërthamor të vendit, me anë të së cilës Irani ra dakord të pranojë kufizime në pasurimin dhe ruajtjen e uraniumit, dhe të lejojë vizitën e inspektorëve ndërkombëtarë, dhe në këmbim do të hiqen sanksionet financiare.

Exit mobile version