Disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit.
Strukturat ilegale kanë lëshuar alarm në orën 12:00, i cili është ndërprerë pas 30 minutave. Dhjetëra serbë janë mbledhur edhe para kësaj komune për të kundërshtuar ardhjen e kryetarit të ri në objektin e komunës.
Situata më e tensionuar është në Zveçan, ku serbët kanë djegur disa vetura të policisë. Kurse, Policia ka ndërhyrë me gaz-lotësjellës, pasi serbët tentonin të hynë në objektin e komunës.