UBT News

​Blinken: Irani i përfshirë prej vitesh në dhunën kundër Rushdie

TOPSHOT - Ukrainian soldiers stand on an armoured personnel carrier (APC), not far from the front-line with Russian troops, in Izyum district, Kharkiv region on April 18, 2022, during the Russian invasion of Ukraine. (Photo by Anatolii Stepanov / AFP) (Photo by ANATOLII STEPANOV/AFP via Getty Images)

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka akuzuar në mënyrë eksplicite Iranin se të paktën ka frymëzuar sulmin kundër shkrimtarit të njohur, Salman Rushdie.

“Institucionet iraniane kanë nxitur dhunë ndaj shkrimtarit prej vitesh dhe media zyrtare duket e gëzuar për sulmin kundër tij. E gjitha kjo është e neveritshme”, thotë Blinken në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.

“Departamenti i Shtetit u bashkohet të gjithë atyre që dënojnë këtë sulm të urryer”, theksoi ai.

“Jo vetëm një gjigant i letërsisë, Rushdie ka luftuar gjithmonë për vlerën universale të lirisë së shprehjes, të besimi dhe medias. Derisa policia vazhdon hetimin, ne nuk duhet të harrojmë se ka forca të rrezikshme që përpiqen të minojnë këto të drejta, përfshirë gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e dhunës”, tha ai.

”Konkretisht, institucionet iraniane kanë nxitur dhunë ndaj shkrimtarit prej vitesh”, shtoi Blinken.

Exit mobile version