Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se në dokumentin për personat e zhdukur me dhunë, është hequr një gjysmë fjali me kërkesë të palës kosovare. Ai para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme deklaroi se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të palës serbe.
“Në propozimin e fundit për dokumentin për personat e zhdukur me dhunë, është larguar vetëm një gjysmë fjali me kërkesë të palës kosovare. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të palës serbe. Dokumenti do të bëhet publik, ne momentin kur dy liderët e aprovojnë”, ka shtuar ai.
Bislimi tha se nuk ka garanca që Serbia të ndalojë lobimin kundër Kosovës, por që kjo nënkupton shkelje të marrëveshjes. Ai ka folur edhe për çështjen e asociacionit, për çka përsëriti që nuk ka të bëjë me Zajednicën.
“Vetëmenaxhimi nuk ka asgjë të bëjë me atë që ne e kemi quajtur Zajednicë”, tha ai.
Bislimi ka njoftuar se gjatë muajit mars, mbi 700 vetura janë shndërruar në targa RKS.
“722 vetura në muajin prill nuk ka pasur shumë. Numri i tërësishëm nuk e kalon muajin 800”, ka njoftuar ai.
Sa i përket faturës së rrymës në veri, ai tha se energjia e shpenzuar në veri që nga viti 1999, ka një faturë prej 320 milionë euro.
“Ka tendencë që çdo gjë të përdoret për eskalim të situatës. Energjia e shpenzuar në veri, ka një faturë prej 320 milionë euro. Elektroserveri ka pasur një gatishmëri që disa muaj ta nënshkruaj kontratën, por nuk është lejuar nga politika serbe”, ka thënë ai në Komisionin për Punë të Jashtme.