UBT News

​Bislimi: Gjermania, një nga aleatët më të fuqishëm të Kosovës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë një takimi me deputetin e Bundestagut gjerman, Christoph Ploss, deklaroi se Gjermania është një nga aleatët më të fuqishëm dhe shtet mik i Kosovës.

Bislimi tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, vijojnë e thellohen në kuadër dhe të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët strategjik.

“Energjia e ripërtëritshme dhe agjenda e gjelbër qëndrojnë lart në agjendë dhe mbështetje të Gjermanisë ndaj Kosovës”, tha ai.

Në takim u diskutua dhe mbi rrugëtimin evropian të Kosovës, ku Bislimi përmendi se vendi ynë ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së, kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe së fundmi për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe janë bërë hapa përpara drejt liberalizimit të vizave, ku sot dhe u miratua nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin.

Bislimi e falënderoi deputetin për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve gjermane ndaj Kosovës, veçanërisht Bundestagut gjerman, mbi procesin e integrimit evropian.

Exit mobile version