Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po vazhdojnë vizitën në Komunën e Bujanocit.
Gjatë qëndrimit zyrtar në Luginë, Bislimi dhe Nagvaci u pritën nga kreu i kësaj komune, Nagip Arifi.
Pas takimit me Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe deputetin shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi, dy zyrtarët kosovarë ecën përgjatë sheshit kryesor në Bujanoc, derisa u pritën me veshje kombëtare dhe buqeta me lule në objektin e komunës.
Deri më tani, Bislimi dhe Nagavci nuk janë deklaruar për medie, por të njëjtit thanë se një gjë të tillë do ta bëjnë pas përfundimit të takimit me udhëheqësit politikë në Preshevë. Ndërkohë do të vizitojnë edhe disa shkolla në Luginë.