UBT News

​Bislimi dhe Lajçak në Bruksel, diskutojnë për takimin e nivelit të lartë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot në Bruksel.

Ai ka thënë se kanë diskutuar rreth përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë që pritet të mbahet javën e ardhshme.

“Faleminderit zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për takimin sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e takimin e nivelit të lartë të javës së ardhshme. Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.

Exit mobile version