Në tremujorin e katërt të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 15 mijë ose 52 për qind më pak krahasuar me tremujorin e katërt 2019, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2020, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin, thuhet se transporti i mallrave me tren në tremujorin e katërt 2020 ishte rreth 145 mijë ton ose 5.06 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë 2019.
Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e katërt 2020, ishte 1 mijë e 396 fluturime që paraqet një rënie prej 23 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë 2019. Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 377 mijë ose 28.62 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë 2019.