UBT News

​Biden: Stoltenberg tregoi lidership në drejtimin e NATO-s

E mirëpres njoftimin se NATO do të zgjasë mandatin e sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg për një vit të mëtejshëm, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden.

”Me lidershipin e tij të palëkundur, përvojën dhe gjykimin, sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg e ka kaluar Aleancën tonë përmes sfidave më të rëndësishme të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, theksoi ai.

”Sot Aleanca jonë është më e fortë, më e bashkuar dhe më proaktive se kurrë më parë. Mezi pres të vazhdoj punën me Stoltenberg për të forcuar më tej Aleancën javën e ardhshme në Samitin e NATO-s në Vilnius dhe përpara Samitit të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington DC vitin e ardhshëm”, përfundon deklarata e Biden e publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë. /ANSA/ 

Exit mobile version