Plani ynë i ri kundër Covid-19 do të zvogëlojë numrin e amerikanëve të pavaksinuar, shtrimet në spital dhe vdekjet, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden.
”Ne do t’i lejojë fëmijët tanë të shkojnë në shkollë të sigurt. Ne do ta mbajmë ekonominë tonë të fortë duke e lënë biznesin të hapur”, theksoi ai, në një postim të publikuar në Twitter.
“Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të shpëtuar jetë dhe për të mposhtur këtë virus”, përfundon udhëheqësi amerikan.
Shtrëngimi i Biden për vaksinat ndezi zemërimin e republikanëve amerikanë, të cilët dje sulmuan presidentin demokrat.
”Detyrimi që bën Biden është antikushtetues”, theksoi kongresmeni konservator, Thomas Massie.