Joe Biden do të betohet në një ceremoni në Uashington si presidenti i 46-të amerikan pas një procesi kaotik zgjedhjesh në një vend ende i ndarë nga akuza të pabaza nga presidenti në largim, Donald Trump, në lidhje me mashtrimet zgjedhore.
Ceremonia e inaugurimit do të fillojë në 10:30 të mëngjesit me kohën lokale dhe Biden dhe zëvendës presidentja e zgjedhur Kamala Harris do të bëjnë betimin në mesditë. Programi fillon në orën 17:30 sipas kohës sonë.
Ceremonia zakonisht ndiqet drejtpërdrejt nga qindra mijëra njerëz, por këtë herë priten shumë më pak vëzhgues për shkak të masave epidemiologjike pas epidemisë së koronavirusit që shkaktoi i vdekjen e mbi 400 mijë amerikanëve.
Më herët sot, Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe iu drejtua publikut, duke thënë “ai do të kthehet në një formë”. Biden shkroi në Twitter se sot është një ditë e re në Amerikë. Trump la një mesazh për Biden në Shtëpinë e Bardhë, por përmbajtja e mesazhit nuk u dha./kp