UBT News

​Biden i del në krah Tajvanit: Do ta mbrojmë nga Kina

U.S. President Joe Biden delivers remarks about global transportation supply chain bottlenecks from the East Room at the White House in Washington, U.S., October 13, 2021. REUTERS/Leah Millis

“Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë Tajvanin nga çdo sulm i mundshëm nga Kina”. Kështu ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden gjatë një interviste të dhënë në CNN.

“Kemi një angazhim për këtë çështje. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një premtim përsa i përket mbrojtjes së aleatëve të NATO në Kanada dhe Evropë dhe kjo gjë vlen dhe për Japoninë, Korenë e Jugut dhe Tajvanin”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Në fillim të tetorit Kina dërgoi 38 avionë lufte pranë dhe brenda hapësirës ajrore të Tajvanit. Ky ishte numri më i lartë ndonjëherë i avionëve kinezë që shkelën Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore në një ditë të vetme.

Autoritetet e ishullit u kundërpërgjigjën duke nxjerrë në fluturim avionët luftarakë dhe aktivizuar sistemet raketore. Kina e konsideron Tajvanit një provincë të saj, por Tajvani e sheh veten si shtet Sovran. Këto pretendime kanë bërë që të ketë tensione të larta mes palëve./A2

Exit mobile version