UBT News

​Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë betimin deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Betimin e kanë dhënë deputetët që kanë zëvendësuar ata që kanë marrë poste ministrore, por edhe ata që kishin munguar në seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka lexuar emrat e të gjithë deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës.

“Deputeti Shemsedin Dreshaj, kandidat i subjektit AAK e zëvendëson Daut Haradinaj për shkak të dorëheqjes së tij. Deputetët Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli, kandidatë të subjektit politik LVV i zëvendësojnë Donika Gërvalla-Schwarz, Hekuran Murati, Arben Vitija, Arbërie Nagavci, Hajrulla Çeku, Liburn Aliu, Faton Peci, Xhelal Sveçla dhe Rozeta Hajdari për shkak të zgjedhjes së tyre anëtarë të qeverisë së Republikës së Kosovës. Deputetja Samra Ilijaz kandidate e Nova Demokratska Stranka-NDS e zëvendëson Emilija Rexhepi e cila është zgjedhur anëtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Deputeti Fridon Lala kandidat i Iniciativa e Re Demokratike-IRDK e zëvendëson Elbert Krasniqin, i cili është zgjedhur anëtar i Qeverisë. Deputeti Enis Kervan i subjektit politik “Kosova Demokratik TurK Partisi e zëvendëson Fikrim Damka, i cili është zgjedhur anëtar i Qeverisë. Po ashtu betimin duhet ta japin edhe deputetët që kanë munguar në seancën konstituive më 22 mars e të cilët janë Memli Krasniqi, Ardian Kastrati, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Behxhet Pagolli”, tha Konjufca.

Kujtojmë se zëvendësimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës është bërë sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit pas sigurimit të kuotës gjinore prej 30 përqind zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet në bazë të votave të marra dhe jo në bazë të gjinisë siç është vepruar deri më tani.

Exit mobile version