UBT News

​Bërnabiq takohet me ambasadorin e ShBA-ve Christopher Hill

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, situatën në rajon, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Ana Bërnabiq ka deklaruar se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është një nga prioritetet kryesore dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për të investuar përpjekje shtesë për të zhvilluar marrëdhëniet rajonale në të gjitha fushat dhe në çdo kohë.

Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kryeministrja e Serbisë theksoi se është e bindur që takimi me rastin e raundit të ri të dialogut më 18 gusht në Bruksel do të jetë konstruktiv, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale dhe politikat që ajo i quajti të njëanshme, raportojnë mediat nga rajoni.

Christopher Hill vlerësoi se vazhdimi i bisedimeve është mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe theksoi se ShBA-ja e mbështetë fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Raportohet se kryeministrja serbe vlerësoi se siguria energjetike është temë me rëndësi të jashtëzakonshme për Serbinë dhe se është e nevojshme të bëhet një hap i ri drejt tranzicionit energjetik dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike.

Exit mobile version