UBT News

​Bëhet transferimi i autoritetit të drejtorit të ekipit këshillues dhe të NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes

Me ceremoni është bërë transferimi i autoritetit të drejtorit të ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se NALT-i ka rëndësi të veçantë për FSK-në ku edhe theksoi se synimi kryesor strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

“Krahas mbështetjes individuale të vendeve partnerë të NATO-s përkrahja përmes NATO-s dhe ekipit këshillues ndërlidhës ka rëndësi të veçantë edhe sot. Synimi ynë kryesor strategjik është anëtarësimi në NATO sepse i ndajmë vlerat e njëjtë, mendimet e njëjta demokratike. Prioriteti ynë është të ngrisim kapacitetet operacionale sipas standardeve të NATO”, ka thënë Mehaj.

Gjeneral brigade Jorg Ruter e ka bartur autoritetin e tij te gjeneral brigade Joachim Hoppe.

Ky i fundit ka thënë se synimi i këtij ekipi mbetet i pandryshueshëm drejt këshillimit dhe motivimit të organizatave të sigurisë në Kosovë.

Exit mobile version