UBT News

​Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit

Kryeprokurori i deritanishëm i shtetit, Aleksandër Lumezi ia ka dorëzuar detyrën u.d. kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, Lumezi i ka uruar suksese dhe mbarësi u.d. kryeprokurorit Kelmendi, në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore gjatë udhëheqjes së institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Ndërsa, u.d. kryeprokurori Kelmendi, ka falënderuar kryeprokurorin e deritanishëm, Aleksandër Lumezi, për punën, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë ushtrimit të mandatit kushtetues si kryeprokuror i Shtetit i Republikës së Kosovës.

Ky pranim-dorëzim vjen pas përfundimit të mandatit kushtetues shtatëvjeçar të kryeprokurorit të deritanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 21 prill 2015.  

Exit mobile version