UBT News

​Begaj uron Kosovën në Ditën e Çlirimit: Nderim përjetë heronjve të UÇK-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën në Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë ai ka përkujtuar heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën Veri-atlantike.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit Kosovë. Nderim përjetë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirënjohje partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe NATO”, ka shkruar presidenti i Shqipërisë.

Kosova u çlirua përfundimisht nga Serbia në qershor të vitit 1999. 24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s, si dhe administrata përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Kjo u bë pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të, kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, Serbi e Mal të Zi

Exit mobile version