Drejtori i Administratës Evropiane të Përgatitjes dhe Reagimit ndaj Emergjencave Shëndetësore (HERA), Pierre Delsaux ka thënë se vaksinat kundër COVID-19 të përshtatura për variantet e reja, së shpejti do të ofrojnë një mbrojtje më të mirë se vaksinat aktuale.
Delsaux mori pjesë në seancën e zhvilluar në Parlamentin Evropian për situatën e fundit të COVID-19 së bashku me drejtorin e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Andrea Ammon.
Delsaux tha se kompanitë e vaksinave po punojnë për prodhimin e vaksinave me veprim të dyfishtë kundër variantit të parë dhe varianteve të tjera të COVID-19, të cilat do të jenë më efektive se ato aktuale./ATSH