UBT News

​BE premton 30 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Në Bërdo të Sllovenisë po zhvillohet samiti mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe krerëve të Ballkanit Perëndimor, ku diskutohet perspektiva evropiane e rajonit.

Në nisje të samitit presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh se është në interesin e Bashkimit Evropian zgjerimi i unionit dhe sot do të shprehin rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për bllokun.

Von der Leyen nënvizoi se do të investohen 30 miliardë euro në Ballkan gjatë shtatë vjetëve të ardhshëm për të mbështetur rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit dhe për të përshpejtuar kalimin në energji të rinovuar.

“Ky është një samit i rëndësishëm me Ballkanin Perëndimor. Duam të çojmë një mesazh të rëndësishëm; rajoni është pjesë e unionit dhe ne duam që ai të jetë pjesë e unionit. Ne duam familjen evropiane, ne ndajmë të njëjtat vlera dhe jam e bindur se ndajmë të njëjtin fat. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një rrugë të gjatë, kanë ndërmarrë shumë reforma dhe kanë ende shumë për të punuar mbi reformën në drejtësi, gjyqësor, lirinë e medias, por duhet të njohim progresin që kanë bërë. Ata janë partnerët tanë kryesore. Mendoj se Bashkimi Evropian përfiton nga procesi i zgjerimit dhe kjo është pjesa më e rëndësishme”, u shpreh Von der Leyen.

Në fund të takimit, udhëheqësit e BE -së pritet të miratojnë një deklaratë, ku nënshkruajnë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor./AlsatM

Exit mobile version